Gjilan

Program i pasur artistik në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një program i pasur kulturor e artistik, në të cilin pjesëmarrësve fillimisht u është drejtuar drejrori i shkollës Bekim Mustafa, i cili ka thjeksuar se Po bëhen dhjetë vjet të shtetësisë së Kosovës. Është ky përvjetori jubilar i parë i atdheut tonë, kur krahas festës  e nderimit për rrugën e vështirë të ecjes deri në 17 shkurtin e 2008, bëjmë edhe bilancet e të arriturave tona të përbashkëta në këtë dhjetëvjeçar.

Sigurisht, ne jemi breza me fat,sepse të gjithë bashkë jetësuam aspiratat shekullore të vendit tone për liri, dinjitet dhe shtet. Jemi me fat, gjithashtu sepse secili po bëjmë përpjekje që këtë shtet të ri tonin , ngadalë po e ngrisim në kënmbë, po e rrisim e zhvillojmë duke u rritur e zhvilluar edhe ne krahas tij.

Histroia dhe veprimtaria e brezave që sakrifikuan gjithçka për vendin tonë na e ka falë të drejtën që ne ta bartim peshën e lirisë dhe zhvillimit. Prandaj, sot kur festojmë këtë jubile të parë të Kosovës tonë, ne kemi obligim të kujtojmë e nderojmë rrugën e vështirë e sakrifikuese deri këtu.

Të kujtojmë e nderojmë gjithë ata që ranë në altarin e lirisë për bërjen e Kosovës; të kujtojmë punët që i kemi bërë mirë dhe ato që mund t’i bënim më mire; të shohim para vështirësitë e sfidat dhe mbi rrugëtimin e deritashëm ta ndërtopjmë të sotmen e të nesërmen prosperuese të vendi tonë.

Ne në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, përditë, nxënës, mësimdhënës e staf drejtues, po provojmë të jemi një nga gurët në murin e lirisë e pavarësisë së Kosovës. Po provojmë të zhvillohemi e rritemi që të gjithë, që të ecim krahas qytetërimit modern, veçanërisht në drejtim të rritës së cilësisë e sasisë së dijes, që të bëhemi konkurues, të suksesshëm dhe të denjë  për lirinë që e gëzojmë në shtetin tonë të ri.

Kosova ka sot dhjetë vjet; është e vogël e brishtë, po e madhe me të kaluarën e besimin për të ardhmen. Ta gëzojmë shtetësinë e saj dhe lirine tonë; ta zhvillojmë e ndërtojmë; ta bëjmë më të bukur e më të dashur, që të jetojmë krenarë me të, siç ishim  gjithnjë. Kosova sot ka dhjetë vjet.

Fillimisht, kori i Shkollës ka intonuar Himinin Kombëtar dhe atë të Kosovës.

Programi ka nisur me dy poezi të nxënësve tona.  E para poezia “Shteti im” u recitua nga nxënësja Enkeleda Spahiu,  ndërsa  poezia e dytë “ Po vështroj” u recitua nga nxënësja Flakresë Kurteshi.

– Në radhë recitali -“Pse hesht gjeneral”, u interpretua nga Meriton Aliu dhe Albina Azemi.

Nxënësja Enkeleda Spahiu pati një dhuratë të vogël simbolike – një pikturë për drejtorinë e shkollës.

Programi është përgatitur nga profesorët që ndihmuan në fushën e artit të fjalës: profesorët Magbule Xhemaili, Sami Durmishi, profesori Qazim Kryeziu me punën e tij të palodhshme me nxënës për pjesën muzikore dhe gjithë nxënësit pjesëmarrës.

Në kuadër të këtij manifestimi, nxënësit tanë kanë përgatitur ekspozitën për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e cila e ka zbukuruar  hollin  e shkollës sonë. Për këtë falënderojmë prof. Magbule Xhemaili e cila inkurajon këta nxënës që të shprehin talentin e tyre në këtë fushë. –                            – Falënderojmë edhe profesorë e Aktivit të Edukatës Fizike, Refik Rexhepaj, Reshat Syla, Blerim Shala dhe Selami Haziri, të cilët në nderim të këtij përvjetori organizuan ndeshjen e Volejbollit  në mes nxënësve të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”  dhe nxënëse të Dardanës dhe pati edhe gara të pingpongut.

Era Beqiri interpretoi me violinë këngën “Lulebora”, ndërsa                                                                                                                       ”Moj e bukura More” u këndua nga Rreze Salihu dhe Era Beqiri, orkestruar nga Reshat Beqiri.

Kënga “Mora fjalë” u këndua nga Albina Azemi me orkestrim të profesorit Qazim Kryeziu.

Vallja- Dasma kosovare  nga Grupi i Gjilanit në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit tonë.

Këngët “Shiu  verës” dhe “Fshatarja ime” u kënduan nga nxënësit Gëzim Hajdari dhe Lirak Rushiti, gjithashtu orkestruar nga Lirak Rushiti.

Këngën  “Vendi im” e sollën Albina Azemi, Era Beqiri, Gëzim Hajdari, Lirak Rushiti dhe Viola Kadriu , orkestruar nga profesori Qazim Kryeziu.

Manifestimi u përmbyll me vallen “Tiranasja”.

Urime 10 vjetori i shtetit tonë!

You Might Also Like