KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës paraqet 11 propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve

Gjilan, 25 nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 18 – 24 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjetegjashtë (36) kallëzime penale, ndaj dyzetedy (42) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

– njëzeteshtatë (27) aktakuza, ndaj njëzeteshtatë (27) personave,

– tridhjetedy (32) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

– dyzet (40) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,

– njëmbëdhjetë (11) ankesa,

– njëmbëdhjetë (11) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,

– katër (4) persona të ndaluar,

– katër (4) kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj katër (4) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjeteshtatë (37) persona.

You Might Also Like