OPINION

Protesta paqësore e mbajtur në Prishtinë, me mbështetje gjithëpopullore  

Shkruan: Refik Hasani

Me rastin e mbajtjes së protestës  paqësore me mbështetje  gjithëpopullore, kundër Serbisë që  vazhdon diskriminimin në vendbanime shqiptare.

Nën organizimin e Këshillit Organizativ,

Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovë,  në bashkëpunim me Unionin Shqiptar, të Shoqërisë Civile,

Të nderuar pjesëmarrës nga gjithë hapësirat tona shqiptare,

Ju drejtohem bashkëvendasëve këtu nga Kryeqendra e Kosovës-Prishtina, prandaj para së gjithash, më lejoni që në këtë protest paqësore me mbështetje  gjithëpopullore  të shprehim e manifestojmë në mbrojtje të trojeve stërgjyshore

të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ne Shqiptarët,  në Serbi  jetojmë në kushte pushtimi klasik, u  jemi ekzpozuar frikës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.

Ndaj nesh  Serbia, vazhdon  shkelje, cenim, mohim të së  drejtës në përfaqësim proporcional me  numrin e banorëve, aktualisht jemi  si një ndër  Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, një tretman që ka prekur kufinjtë e segregacionit, racizmit dhe aparteidit,   dhe i themi:

STOP-Diskriminimit përmes pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,

STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime

Në këtë protestë paqësore me mbështetje  gjithëpopullore,  ngrisim zërin e artikuluar që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kërkojmë zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin  e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të  komunave  të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit,  kërkojm kthimin  e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht  nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojmë, të ndalen kurdisjet e gjygeve politike  ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës,  që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojnë pasiguri dhe  presion të vazhdueshëm për shpërngulje.

Nga kjo protestë paqësore, apelojmë  tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti,  se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu  të mbrojnë të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojnë e  rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja  duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, shqiptarët nga  Krahina e Sanxhakut  dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Prishtina dhe Tirana zyrtare, kanë obligim kombëtar, me politika proaktive, dhe  të përfaqësojnë interesat edhe të kësaj krahine përmes një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur e dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës, etj.

Subjektet politike gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara.

Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

You Might Also Like