OPINION

Pse s’po shndritë Drita?

  Shkruan: Valon Rashiti
Përkundër investimeve të mëdha FC Drita nuk arriti të shpallet kampion as sivjet.
Ndërrimet e trajnerëve dhe largimet e lojtarëve kyç pa gjetur zëvendësime adekuate, mbase janë arsyet kryesore të dështimit.
S’ka diskutim që edhe problemet e zyrtarëve të klubit me tifozët mund të kenë ndikuar për t’i dekoncentruar lojtarët, sidomos në ndeshjet kruciale të kampionatit.
Ardhja e trajnerit Zekirja Ramadani edhe pse u pa si “prurje e duhur” edhe ky i fundit nuk arriti t’i mposht “ekipet e vogla”, duke humbur ose barazuar në ballafaqim me to.
Ndoshta një reformim i thellë në shtabin teknik, por edhe në kryesi, duke i larguar “dostat” e presidentëve nga klubi, e duke sjellur persona profesionistë, Dritës në sezonin e ardhshëm do të mund t’i kthehej shkëlqimi.
Nëse bëjmë një përmbledhje të këtij edicioni, lirisht mund ta quajmë të dështuar, duke shpresuar që sezonin tjetër Drita të këndellet.
Megjithatë, si tifoz i këtij klubi, i dëshiroj shumë suksese në garat evropiane.

You Might Also Like