Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me kandidatë për deputetë gjatë vizitës në kompaninë “KonSoni” u mirëpritën nga pronari Agim Sahiti dhe punëtorët, kryesisht gra të punësuara në këtë kompani, e cila është më e madhja në tregun vendor ne këtë fushë prodhimi, me 35 pika në vend.
Kjo kompani ka 210 të punësuar, nga të cilët rreth 80% janë gra dhe vajza.
“Qeveria jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetje të prodhuesve vendorë, si faktor kyç në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë”- tha Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.