LAJME

Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur

Kllokot, 29 mars 2023

Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.

Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës

You Might Also Like