ARSIMI

Ramadan Kurteshi, shembull i mësimdhënësit të mirfilltë

Mësuesi, pedagodu e punëtori shumëvjeçar në arsim, Ramadan Kurteshi nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, i cili kontribuoi në edukimin dhe emancipimin e shumë gjeneratave në shkollën “Vatra e Diturisë”, është pensionuar në moshën 65 vjeçare.

Kështu bëhet e ditur përmes rrjeteve sociale, në urimin drejtuar veteranit të arsimit, z. Ramdan Kurteshi, nga miqë, familjarë e kolegë, duke i uruar jetë të gjatë e shëndet në fushëveprimtarinë e tij të mëtejme.

Mësuesi Ramadan Kurteshi, është dalluar në punën edukativo-arsimore me nxënës, në aktivitetet e lira jashtëmësimore, si dhe ka dhënë kontribut të vlefshëm në aktivitete atdhetare, shoqërore dhe kulturore. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin, në arsimimin e shumë gjeneratave, në rajonin e Gjilanit, kolegët e tij kanë organizuar ceremoni mbresëlënëse.

Për përkushtimin e treguar 45 vjeçar, profesori Kurteshi, meriton mirënjohje dhe falënderime nga institucione lokale e shtetërore./Radio Star/

You Might Also Like