Pas ndeshjes me Llapin, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar:
“Para ndeshjes iu thash lojtarëve që të luftojnë si të ishte një ndeshje finale dhe jam i lumtur me ta. I përgëzoj lojtarët për angazhimin. Ishte lojë mjaft e vështirë. U mbrojtëm shumë mirë, ndonëse na vuri në vështirësi Llapi në fund. I falënderoj edhe tifozët për mbështetje, që është plus shumë i madh për ne. Kishim disiplinë taktike, ndonëse vinim nga derbi ku shpenzuam shumë energji. Erdhi momenti, ndëshkuam Llapin dhe menaxhuam më pas rezultatin deri në fund. Uroj lojtarët, janë heronjtë e Gjilanit”, ka theksuar tutje Ramadani.