Futboll

Ramadani: Nëse do të shënonim nga shumë raste, rezultati do të ishte ndryshe

Zekiria Ramadani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar pas ndeshjes me Ballkanin:

“Ne patëm lojën, rastet, por nuk patëm golat. Ballkani arriti atë që deshi dhe i mori tre pikët. Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin. Nëse i marrim dy skuadrat, ndoshta nuk është se u vërejt ndonjë dominim i Ballkanit. Me taktikë ishim shumë mirë. Doli në dukje kualiteti i dy individëve, Korenica dhe Rrahmani. U dëshiroj shëndet e suksese. Me dy gjuajtje, dy gola, 2-0. Ishte ndeshje shumë e vështirë edhe për ta barazuar rezultatin edhe pse kishim raste. Duhet të punojmë në realizim”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like