Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës pas ndeshjes me Dukagjinin ka theksuar:
”Sot pamë një luftë sportive nga dy palët, ku në dy momente arritëm të shënojmë dhe kjo është përvoja e skuadrës. Gjithëçka sot ishte nën kontrollin tonë nga minuta e parë e deri në fund, çdo fitore rrit vetëbesimin, entuziazmin, mobilizimin, por më e mira është konkurenca që kemi”, tha Zekirija Ramadani.