Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me ekspeditën e tij ka vizituar Regensburgun në Gjermani me shumë partiakë të tij, ku ishin deputetët Albana Bytyqi, Time Kadrijaj, Pal Leka, Shemsedin Dreshaj e Besnik Tahiri.
Në këtë qytet ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, poashtu edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi si dhe gjeneral Lah Brahimaj.
Kryetari i AAK-së për shtetin e Gjermanisë, Ukë Blakaj, ka theksuar se AAK në Gjermani po bëhet adresë e bashkëatdhetarve tanë.
“Vizioni i qartë politik i kryetarit Ramush Haradinaj, dhe punës së palodhëshme të aktivistve të saj kudo që gjinden në Gjermani, po bëhet adresë besimi dhe shpresë për të organizuar e për të kontribuar për proceset politike, ekoomike, kulturore e sportive në Kosovë, për të kontribuar për familjarët tanë të cilët jetojnë në Kosovë”.
Blakaj ka shtuar se si rezultat i gjithë kësaj pune cdo ditë e më shumë AAK po shtrihet duke u zgjeruar e po fuqizohet në shumë qytete të Gjermanisë.
Njeriu i parë i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka theksuar në vazhdim se kontributi i bashkatdhetarve në luftën clirimtare për lirinë e pavarsinë e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm,
ky kontribut duhet të jetë edhe në të ardhmën për forcimin e shtetit të Kosovës për zhvillimin ekonomik e për përmisimin e mirëqenjës së motrave e vëllëzërve tanë në Kosovë.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, deklaroi se emocionet që i përjetoi në kët tubim madhështorë ishin të veqanta.
“Entuziazmi dhe mobilizimi gjithëandej në diasporë në përkrahje të AAK-së na jep motiv shtesë që bashkarishtë të angazhohemi për një të ardhme më të sigurt. Në këtë vend përjetova emocione të veqanta me njerzit me shumë profesione të ndryshme që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre por i japin paraqitje të merituar shtetit të Kosovës duke e lartësuar identitetin tone”.
Haradinaj në vazhdim ka theksuar se Kosova ka një histori të lavdishme rrugëtimi i saj është unik, dhe se Kosova i takon botës perendimore të udhëhequr nga SHBA, ndërsa synimi duhet te jetë anëtarsimi në NATO e BE.