Gjilan

Raporti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

5. Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe tre (3) persona për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, në dy raste të ndara.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

You Might Also Like