Gjilan

Reagon drejtori i Financave Riad Rashiti: “Eco-Higjiena”, ka bërë shkelje duke shtrenjëtuar faturën e mbeturinave pa paralajmëruar qytetarët

Kompania rajonale “Eco-Higjiena”, ka shtrenjëtuar faturën e mbeturinave për 30 përqind, duke mos bërë asnjë paralajmërim për qytetarët shkruan Radio Star.

Drejtori i financave, Riad Rashiti, ka reaguar ndaj kompanisë “Eco-Higjien”, duke thënë se rritja e çmimit është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm.

Shkrimi i plotë:

Rritja e çmimit nga Eko-Higjiena për grumbullimin e mbeturinave është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm

Shkelja e marrëveshjes së PPP në mes komunës së Gjilanit dhe partnerit austriak është e patolerueshme. Përveç që nuk janë realizuar investimet e parashikuara në kontratën e nënshkruar prej 1.5 mil euro, është bërë njëanshëm edhe futja në pagesë për amvisërit e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së edhe pse e kemi diskutuar këtë çështje me kompaninë Eko-Higjiena. Edhe rritja e tarifës për grumbullimin e mbeturinave është plotësisht në kundërshtim me marrëveshjen, kontratën dhe rregulloren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, neni 38.1. Nuk mund të tolerohet shkelja e vazhdueshme e marrveshjes me Eko-Higjienën, e ligjeve dhe rregullores së KK Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës, nesër më datë 6 shkurt 2023 do të inicojë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar dhe anuluar rritjen e çmimit të Eko-Higjienës, prej 5 euro në 6.5 euro, si dhe për implementimin e investimeve nga partneri austriak.

You Might Also Like