ARSIMI

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim përfaqësues të shtetit amerikan për programin Fulbright

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pritur në një takim Scott Righetti përfaqësues i Departamentit të Shtetit Amerikan për programin Fulbright, Remzije Potoku nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe asistent Peter O’Donnell i cili për një vit akademik do të mbajë ushtrimet në gjuhën angleze për studentët e Universitetit tonë.

Me këtë rast Rektori Kosumi ka falënderuar mysafirët, derisa ka thënë se jemi të hapur dhe të interesuar për bashkëpunime, sidomos në shkëmbim të stafit akademik dhe avancimin e tij.

Nga ana e tij Scott Righetti përfaqësues i Departamentit të Shtetit Amerikan për programin Fulbright, ka folur rreth programit në fjalë duke thënë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm.

Ndryshe e gjithë kjo, kjo është arritur falë bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe programet e saj, respektivisht programin Fulbright.

You Might Also Like