Drita dukej e humbur në fund të pjesës së parë kur kishte ngecur për tre gola prapa Zhegrës së disponuar për lojë. Rrallkush nga mbi 500 shikues sa ishin mbledhur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” besonte sa pas rezultatit 13:16 do të ndodhte mrekullia.
Të dy trajnerët e të dy ekipeve, Erhan Shahini i Dritës dhe Agim Shkodra i Zhegrës i njihnin kundërshtarët e tyre, ngase viteve të kaluara ata pikërisht ishin kryetrajnerë në ekipet që tash i kishin kundërshtarë, por bankina e Dritës në pjesën e dytë kishte nisur një taktikë tjetër, duke markuar lojtarët më të mirë të Zhegrës, kurse vetë organizonin kundërslume të shpejta.
Drita u pa se është ekip më i përgatitur fizikisht, kurse doli se e ka edhe bankën e rezervave më të mirë, ngase përjashtimi me të kuq i një lojtari të Zhegrës dhe ngarkesa e një lojtari tjetër me dy përjashtime bënë që Zhegra të lë anash lojën agrsieve në mbrojtje, gjë e cila doli të jetë fatlume për Dritën që në fund ngadhënjeu me rezultat 33:26, duke qenë ekipi i vetëm në këtë kampionat, bashkë me Besën e Pejës që nuk kanë pësuar asnjëherë dhe këto dy ekipe ndajnë dy vendet e para.
Kjo ndeshje ka arsyetuar epitetin e kryendeshjes dhe janë pikërisht këto lojëra që bëjnë që publiku të kthehet në arenat e hendbollit.