Gjilan

Rinia pogragjase vendosë 300 goma mburojë te Kthesa e Madhe

 

 

 

Një nga kthesat më të këqija në rrugën për Pogragjë, e njohur si Kthesa e Madhe, ku ka pasur edhe raste tragjike, të dielën nga ana e lumit është rrethuar me 300 goma, me të cilat është krijuar muri mbrojtës me shpresë që do të pengojë aksidentet e rënda.

Aksioni i së dielës është organizuar nga Shoqata “Pogragja” dhe Këshilli i fshatit , me iniciativë të Avdil Islamit dhe Elhami Durmishit, të cilit iu përgjigjen mbi 20 të rinj pogragjas. Rreth 300 goma që u vendos në këtë kthesë të rrezikshme sidomos gjatë stinës së dimrit, në gjatësi 40 metra, të cilat i dhuroi i riu, Menderim Sherifi.

Kthesa e Madhe ku rruga ndërron kahen prej 90 shkallë, është vendi i rrezikshëm, sidomos gjatë stinës së dimrit, ku kohë më parë patën humbur jetën tre qytetarë, por komuna nuk pati ndërmarrë asgjë për vendosjen e mburojave ndonëse një gjë e tillë është kërkuar nga pogragjasit.

Me dëshirën që aksidentet fatale të mos përsëriten, të dielën rinia pogragjase ndërmori këtë aksion për ndërtimin e një muri mbrojtës me tre radhë komash të cilat janë lidhur mes vete dhe janë mbushur me dhe.

Për një kohë, të rinjtë gjilanas janë ndihmuar edhe nga pjesëtarët e KFOR-it turk, të cilët u ndalën dhe ndihmuan në shenjë përkrahje për punën vullnetare që po bëhej aty.

Banorët e fshatit e vlerësuan aksion shumë të qëlluar, madje ata theksuan se punët që nuk po i bënë komuna, po i bëjnë vetë pogragjasit.

Përfaqësuesit e shoqatës “Pogragja” ata të Këshillit të fshatit i kanë bërë thirrje komunës, që edhe në pjesë tjera të kësaj rruge, të vendos mburoja.

Ndryshe, këtë vit, ky është aksioni i tretë që rinia e Pogragjes ka organizuar për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

You Might Also Like