Futboll

Rinisi ndeshja, ja kush i shpëtoi barazhit

Pas një ndërprerje gati gjysmë orësh, tribunat e Stadiumit të Vllaznimit në Gjakovë janë zbrazur dhe gjyqtari Nuza e ka vazhduar lojën edhe për pesë minuta të mbetura të lojës shtesë. Gjyqtari ka kthyer ndeshjen në minutën 92, kurse tashti atmosfera në fushë është krejt ndryshe, ngase më nuk dëgjohen brohoritjet e shikuesve të shumtë.

Në këtë pjesë të ndeshjes, Gjilani ia doli që t’a ruaj rezultatin deri në fund dhe t’i ik ndeshjes së barazhit, gjë e cila kishte qenë synim kryesor i futbollistëve të Gjilanit. Bile në minutën 95 kishte një rast shumë të mirë për t’a fituar këtë ndeshjen, por nga afërsia gjuajti jashtë portës.

You Might Also Like