Pas asfaltimit të rrugës, rregullimit të kanalizimit, është përfunduar edhe ndriçimi e trotuari i rrugës “Enver Miftari” me një gjatësi rreth 1 kilometër.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se ndriçimi publik ishte elementi i fundit që i mungonte rrugës “Enver Miftari”.
“Me infrastrukturë moderne, hapësirat publike dhe siguria e lëvizjes tani janë në nivelin më të lartë’, tha Alban Hyseni.