OPINION

Sanxhak: Partia e Dr.Uglaninit kërkon emërtim të rrugëve me emra të personaliteteve shqiptare

Partia e Aksionit Demokratik (SDA),lideri i secilës është Dr. Sulejman Uglanini, kërkon nga asambletë komunale të Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës qërrugët e të riemërtohenme emrat e personaliteteve shqiptare, boshnjake, serbe dhe ndërkombëtare. Emrat epropozuara të personaliteteve shqiptare janë: Aqif Blyta, Shaban Polluzha, Ferhat Draga, Nexhib Draga, Ahmet Daci, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fehmi Agani e Naim Frashëri, si dhe Iliria.

Ky propozimi është aprovuar në asamblenë komunale të Tutinit. Pra, sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Tutinit, rrugët e këtij vendbanimi, përveç personaliteteve boshnjake dhe serbe, do të mbajnë edhe emrat e personaliteteve të shquara shqiptare nga të gjitha trevat e banuar me shqiptarë.

Propozim vendimi i SDA-së për ndryshimin emrave të rrugëve, dërguar javë më parë asamblesë së qytetit të Novi Pazarit, u hoq nga rendi i ditës edhe pse ishte paraparë më herët. Kjo u arrit me propozimin e SNS (Partia Përparimtare Serbe), lider i secilës është kryetari serb Aleksandër Vuçiq, duke e ditur për çka do të debatohet dhe cili do të ishte vendimi. Për heqjen nga rendi i ditës votuan këshilltarët e partisë SDP (Paria Demokratike e Sanxhaku) lider i së cilës është Rasim Lajiq, i cili njihet si përkrahës i politikës proserbe. Këshilltarët e partisë SPP (Partia për Pajtim dhe Drejtësi), lider i së cilës është myftiu Muamer Zukorliq,të cilët janë në opozitë, nuk morën pjesë në votim. Thuhet se sikur të votonin nuk do të aprovohej rendi i ditës. Me këtë rast do të debatohej për ndryshimin e emërtimit të rrugëve tëqytetit të Novi Pazarit, eventualisht edhe të aprovohet propozimi i partisë së Dr. Uglaninit.

Propozim i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, i cili nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Novi Pazarit, ka qenë që rrugët në këtë qytet të mbajnë emrat e shumë figurave të shquara boshnjake, shqiptare, serbe dhe botërore.

Në mesin e emrave të propozuar është Aqif Blyta,i cili është themelues i Xhemijetit (Bashkimi), partisë së parë politike e cila përfaqësonte shqiptarët, boshnjakët dhe turqit, mandej deputet në Parlamentin e Mbretërisë SKS, Kryetari i Bashkisë së Rrethit Pazarit të Ri (Novi Pazarit), por edhe organizator dhe komandant i mbrojtjes së Pazarit të Ri kundër sulmeve çetnike por edhe mbrojtës i popullatës civile të serbëve lokal.

Sipas propozimit të SDA-së së Sanxhakut, emrin e Aqif Blytës duhet ta mbajë rruga aktuale “Gojko Baçanin” që gjendet në qendër të qytetit, ku dikur ishte shtëpia e tij, të cilën pushteti komunist ia konfiskuar.

Përveç tij, rrugët në Novi Pazar, sipas SDA-së, duhet të marrin emrat edhe të personalitetevetjera shqiptare siç është Naim Frashëri, Adem Demaçi, Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Ferhat Draga, Iliria etj.

Rruga që do të mbaj emrin e Shaban Polluzhës do të ishte në Hatkovë. Emrin Dr. Ibrahim Rugova do të mbanteajo e Sutjeskës, ndërsa me emrine Adem Demaçit një rrugë në lagjen Llug.

Rruga qendrore në Novi Pazar, aktualisht e quajtur“Stefan Nemanja”, do të riemërohet në Bulevardi i ZAVNOS-sit (Këshillin Anti-fashist Çlirimtar Kombëtar i Sanxhakut), dhe sipas propozimittë SDA-së,Novi Pazari do të ketë katër bulevarde, të cilat do të quhen: Bulevardi Alija Izetbegoviq, Mbreti Tvrtko, Bulevardi i Sanxhakut dhe ai i Vinston Çerçilit.

Rruga e tashme “Një Maji” do të marrë emrin e themeluesit të Novi Pazarit, Isa-Beg Isakoviq kurseajo e “7 korrikut” do të quhej Mehmet Pashë Sokolloviq.

Përndryshe, nga emrat gjeografik, janë propozuar disa qytete të Kosovës si dhe të Luginës së Preshevës. Pasojnë emri i shtetit të Kosovës, Shqipërisë, malet e Sharit, Bjeshkët e Nemuna etj.

Në arsyetimin e propozimit për t’i ndryshuar emrat e rrugëve,qëndrimi i SDA-së është se emrat e tanishëm nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazari.

Përndryshe pritet që në seancën e ardhshme të asamblesë komunale të Sjenicës të aprovohet propozimi i SDA-së dhe riemërtimi i rrugëve sipas propozim të kësaj partie, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin, të merr formën e prerë.

/Ismet Azizi/

You Might Also Like