Libri

Selvete Abdullahu: Diaspora është një pasuri e madhe e të mirave materiale për kombin shqiptar dhe për Kosovën…

Gjilan, 12 prill 2018

Poetja Selvete Abdullahu, nga Zhegra e Malësisë së Karadakut, njëherit nuse e këtij lokaliteti e bijë e Ferizaji, padyshim po vlerësohet lart jo vetëm nga kritika letrare këtu në Kosovë, por ajo po vlerësoshet lart edhe në diasporë. Bile, ditë më parë, autorja e vlerësoi lartë çmimin që e mori nga Qendra Kulturore”Migjeni “në Boras të Suedisë, e cila tha se, ky çmim është i një rëndësie të vaçantë nga ky asociacion kulturor i diasporës.

Ajo, ditë më parë, në mesin e 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë, është prezentuar në Antologjinë e tretë të Festivalit VII të poezisë “Sofra Poetike”, në Boras të Suedisë, e cila u botua në mars të këtij viti.

“Unë, tha ajo,- gjithnjë jam munudar të shkruaj për pjesën e dhimbjes sonë, e cila dhimbje është e gjithë shqiptarëve. Poezia ime ngërthen në vete tone të dhimbjes së qytetarëve shqiptarë, i cila, në një mënyrë a tjetër, po përcillet dhe po joshet mjaft nga të gjithë mërgimtarët. Ajo (poetja), ka fjalë miradije për diasporën, e cila, si krijuese, ka krijuar një imazh të mirë për këtë pjesë të popullatës, që është duke jetuar punuar larg vendlindjes në të mirë të familjeve të tyre. Pra, ajo ka fjalë mira për mërgatën shqiptare, ku autorja në fjalë shpreh mirënjohje dhe falenderon emisionin “Universi letrar” të dhënë nga në RTK-ja nga gazetarja Vera Pelaj./Tefik Selimi

You Might Also Like