Futboll

SHF “Don Bosko” pjesë e garave regjionale nga edicioni 24/25

Shkolla e Futbollit “Don Bosko” në Gjilan do të jetë pjesë e ciklit garues për sezonin 2024/25.
Me trajnerin e licencuar Brezart Ismaili, kjo shkollë do të jetë pjesë e garave regjionale.
Kryetari i Regjionit, Armend Misini, si dhe legjenda e futbollit gjilanas Muharrem Sahiti nga posti i Drejtorit të FFK-së mirëpriti Bledar Hubën nga Shkolla e Futbollit “Don Bosko” duke i uruar njëherit edhe shumë suksese.
Mikëpritje e ngrohtë për një tjetër shkollë që i bashkohet garave të njërit ndër regjionet më të forta në vend.

You Might Also Like