Ndeshja miqësore përballë ekipit kazak Elimai është shtyre për një ditë më vonë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Antalia të Turqisë.
Përballja me ekipin Elimai nga Kazakistani e cila ishte paraparë të zhvillohej më 22 Janar në kompleksin Calista në Antalia të Turqisë është shtyrë për një ditë më vonë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka prekur gjithë zonat e qytetit bregdetar.
Me pajtimin e dy klubeve ky duel do të zhvillohet ditën e enjte më 23 Janar me fillim nga ora 11:00 me kohën lokale, ndërsa 09:00 me orën lokale në Kosovë.
Rrjedhimisht, këtu ndryshon edhe programi i skuadrës për senacat stërvitore, derisa zyra për media do ju mbaj të informuar për informacionet më të fundit nga kampi në Antali.