Muzikë

SHKA”Januz Ramadani” nga Smira fituese e çmimit special i Festivalit mbarëkombëtarë “Oda Dibrane” të mbajtur në Peshkopi

Anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira, me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme me rite dasmash nga treva e Karadakut, janë vlerësuar me notën më të lartë nga juria profesionale e Festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane” që u mbajt në Peshkopi nga 18 deri më 20 tetor.

Në këtë Festival ku morën pjesë ansamble dhe grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, SHKA “Jonuz Ramadani” është vlerësuar lartë për programin më tradicional, gjë që i është përgjigje edhe karakterit të Festivalit”, ka thënë përgjegjësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu.

Për suksesin e arritur të kësaj shoqërie, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje për udhëheqësit e saj, të cilët i ka inkurajuar për punë dhe u ka premtuar mbështetje të mëtejshme drejtë sukseseve të tjera.

“ Jam tejet i kënaqur me këtë të arritur të SHKA “Jonuz Ramadani” si dhe kjo na obligon që mbështetjen tonë ta fuqizojmë edhe

më tej”, ka thënë kryetari Haliti. Ndërkaq, udhëheqësit e shoqërisë nga Smira, çmimin special të Festivalit “Oda Dibrane”  ia dedikuan kryetarit Sokol Haliti dhe Institucioneve komunale. Kryetari i kësaj shoqërie Muhamet Maliqi, ka theksuar se SHKA “Jonuz Ramadani”, po konstituohet për ditë e më shumë dhe suksesi i arritur në Peshkopi, është një tregues se anëtarët e kësaj shoqërie premtojnë shumë. Maliqi ka falënderuar për mbështetje Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtorinë e Kulturës, që ka mundësuar pjesëmarrjen në festivalin “Oda Dibrane”.Aziz Zuka

You Might Also Like