ARSIMI

Shkarkohet Bordi Drejtues i Univerzitetit Publik “Kadri Zeka”, zëvendësohen me anëtarë të tjerë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe i ka zëvendësuar ata me tre të tjerë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin e shkarkimit të bordit të deritashëm.

Të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.

Në vend të tyre, Nagavci ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli. /Reporteri.net

You Might Also Like