Gjilan

Shkolla “Mehmet Isai” pranon donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë

Gjilan, 28 tetor 2022 – Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” ka pranuar një donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë, përkatësisht nga biznesmeni Fahretin Gylener.

Drejtoresha komunale e Arsimit, Albana Demiri, e ka falënderuar z. Gylener për këtë donacion si një mundësi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle.

“CNC është një mundësi mjaft e avancuar dhe inovative si pajisje prodhimi dhe matëse me cilësi të lartë. Përpunimi me CNC luan një rol jetik në zhvillim profesional tek nxënësit të cilët do të kenë mundësi tash e tutje të punojnë me këtë program”, ka thënë Demiri.

Kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Bursa, Rexhep Gunduz, ka thënë se kjo është mbështetja e radhës për shkollën teknike të Gjilanit nga kompania e Gylener, duke konfirmuar se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë falënderimi për këtë donacion ka shprehur edhe drejtoresha e shkollës “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri-Sadriu, e cila tha se kjo është shkollë me fat që e ka memorandumin e bashkëpunimit afatgjatë me Gunduz e Gylener.

You Might Also Like