Shkolla e Mesme e Ultë “Nazim Hikmet” në Dobërçan, ka shënuar 78- vjetorin e themelimit. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në atë turke, kurse Berat Dindar, zyrtar komunal i arsimit në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Gëzuar 18 Maji – Dita e Shkollës dhe 78 vjetori i themelimit të Shkollës “Nazim Hikmet”.! SHFMU “Nazim Hikmet” – Dobërçan.
Urimet më të mira për nxënësit, mësimdhësit stafit udhëheqës, stafit teknik dhe prindërit.
Si rezultat i shumë aktiviteteve dhe angazhimeve të pakërsyera të stafit mësimdhënës, udhëheqës, teknikë dhe nxënësve shkolla ka arritur rezultate shumë të larta.
Uroj për suksese edhe me të larta dhe të vazhdueshme.
Gëzuar Dita e Shkollës!