Bujqësi

Shoqata e Bletërritësve “Luzma”, të Kamenicës, mbajtën tubim me bletërritës të kësaj komune

Shoqata e Bletërritësve “Luzma”, të Kamenicës, mbajtën tubim me bletërritës të kësaj komune

Muhamet Kryeziu, shpallet bletërritësi më i mirë i Komunës së Kamenicës për vitin 2023.

Në përmbyllje të vitit kalendarik 2023, Shoqata e Bletërritësve “Luzma” te  komunës së Kamenicës, në një ceremoni modeste të mbajtur në ambientet e objektit të restorantit “JONI” ne Berivojcë të Kamenicës, ka zgjedhur bleterritësin më të suksesshëm të vitit 2023.

Kështu, juria e përbërë nga anetare te kryesise se ShB “Luzma”, si fermerin-bleterritës, më të mirë në komunen e Kamenices, e ka përzgjedhur bletarin Muhamet Kryeziun, nga fshati Roganë, i cili me bletari merret gati 3 dekada.

“Ai gjithashtu është i suksesshëm edhe në mbareshtimin e amave selektive ku ka treguar rezultate shume te mira”, vlerëson Kryetari i kesaj Shoqate, Mitat Jerliu.

Ndërkaq, komisioni si më të suksesshëm ka vlerësuar edhe nje numer te madh te bletareve ku iu ka ndare mirenjohje ne ngritjen dhe zhvillimin e bletarise ne kete komunë.

Ndryshe, gjatë kësaj ceremonie, është vlerësuar puna e suksesshme edhe bletareve veteran te cilet edhe pse ne moshe, vazhdojne te kujdesen me sukses per bletët e tyre,

Ndërsa nga bletaret e pranishem janë zotuar se viti 2024, do të jetë shumë më i suksesshëm, për faktin se pritet rritje e madhe e subvencioneve dhe përkrahjes morale e material për të gjithë bletaret dhe fermerët e komunës së Kamenicës.

Para shpalljes së bletareve me te mire te Kamenices, per vitin 2023, Mitat Jerliu, kryetar i Shoqates se Bletareve “Luzma” te Kamenices, para bletareve ka prezentuar raportin e punës se shoqates për këtë vit, ku eshte ndalur kryesishte ne kujdesin me te madh per te rruajtur shendetin permanent te bleteve.

Ne kete takim, u bisedua edhe per semundjet e bletaeve te cilat shumica e bletareve I anashkalojne, gje qe po shkaktojne problem ne rritjen e

shendetshme te bleteve.

Pjesemarrja e bletareve ne kete tubim, beri qe te diskutohet per brengat e bletareve si dhe per te bere me shume ne bashkepunimin ndermjet bletareve per ta quar bletarine ne nje nivel me te larte, si dhe vendosen njezeri, qe anetaresia vjetore, te jere 15, euro.

Ne fund te tubimit, anetaret e kryesise kerkuan nga ana e pjesemarresve  te shoqates, ti propozojne dhe ti votojne  edhe tre anëtarë të rinjë te kryesise, te cilet do ti shtohen shoqatës si anëtarë të barabartë te kesaj shoqate.

You Might Also Like