OPINION

Shqiptarët kundër vetës së tyre!

Shkruan: Nijazi Musmurati
Shqiptarët kundër vetës së tyre!
(Të përqarë dhe të shpërndarë)
Ardhja e Mirosllav Lajçakut dhe të tjerëve në Kosovë po mundson përqarjen edhe më të madhe të shqiptarëve mes veti dhe ashtu të përqarë. Pse të mos vie Lajqaku shpesh në Kosovë kur bën tifo me të gjitha klanët, grupet dhe përfaqësuesit e partive politike, me kryeministrin, Presidentën, pra me sejcilin veq e veq!
Kur është në pyetje definimi i statutit të shtetit do të duhej të takohen dhe të ulëshin së bashku kryeministri, liderët e partive politike dhe të shoqërisë civile për t’i marë përgjegjësitë dhe vendimet sëbashku. Në vend që Lajqakun e të tjerë ti presin sëbashku të bashkuar, pozicioni i vendit do të ishte në nivelin më të mirë të mundshëm.
Këtu te ne po shihet haptas se secili grup, klan apo parti politike e deshiron bajraktarizmin, ti mar meritat për vete në dëm të vendit.
“Kam një propozim nëse pëlqehet dhe përkrahet nga liderët politik”
Ksovën mësemiri është ta ndajmë në pesë principata apo minishtete të vogla (dhe ashtu e madhe) dhe ti ngopin orekset e tyre të uritura si: Prishtina dhe Llapi një principatë në vete ku në krye të saj do ta kishte princin e etur dhe të rrept Lumir Abdigjiku;
Anamoravën nën sundimin e princit të menqur dhe të pathyeshëm Albin Kurti; Drenica princ do ta kishte Memli Krasniqin e famshëm; Dukagjini do ta kishte princ apo sundues ushtarakun e njohur dhe shumë të uritur komandant Ramush Haradinaj dhe Pjesën Veriore të Kosovës do ta udhëhiqte bashkëpuntori (i ngushtë dhe i sinqert) i shqiptarëve Radojqiq!
Kjo do të ishte zgjidhja e shkëlqyer dhe më e avancuara për problemin e Kosovës!
Kjo ndarje e Kosovës do të ishte më idealja ku do të iu plotësonin deshirat dhe orekset të gjithëve dhe do të ishte zgjidhje njëher e përgjthmonë!
Gjilan, 09.11.2023

You Might Also Like