Futboll

Shtyhet derbi Drita – Prishtina

Ndeshja derbi e xhiros së dytë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të shtyhet, shkaku i angazhimeve të klubit gjilanas në arenën ndërkombëtare.

Këtë të enjte, me fillim në ora 20, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, FC Drita, kampion aktual i Kosovës në futboll do të përballet me klubin nga Andora, Inter d’Esclades në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Europa Conference League.

Në ndeshjen e xhiros së parë, edhe Drita edhe Prishtina kanë shënuar fitore ndaj Llapit, respektivisht Ballkanit, duke treguar se janë pretendentë për titull kampioni. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like