Gjilan

Sqarim për të gjithë ata që po kërkojnë pagesat nga komuna e Gjilanit

Sqarim për të gjithë ata që po kërkojnë pagesat nga komuna e Gjilanit

Përshkak borxheve të trashëguara komunës së Gjilanit, prej 25 gushtit (dita e 12-të) na u janë bllokuar llogaritë bankare nga vendimet e përmbaruesve privat, të cilët përfaqësojnë kërkesat e palëve që kanë për pagesa të borxheve që i ka komuna. Ky bllokim na e ka shtuar tej mase presionin e palëve të ndryshme, për ekzekutime të pagesave që janë në pritje.

Andaj aktualisht si komunë, nuk mund të procesojmë asnjë pagesë (përveç pagave të sektorit publik që bëhen nga Thesari – Ministria e Financave dhe Transfereve dhe që nuk rrezikohen nga vendimet përmbarimore).

Ne shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë në pritje të ekzekutimit të pagesave nga komuna, e në veçanti për studentë që janë në pritje të pagesës së bursave që u janë ndarë nga drejtoria e arsimit. Ju lutemi që të keni durim edhe pak kohë.

Vetëm pas pagesës edhe të 3.3 milion euro borxhe që kërkohen përmes përmbaruesve, atëhere do të na zhbllokohen llogaritë bankare, në mënyrë që të mund të vazhdojmë pastaj me procesimin e pagesave tjera, që janë në pritje.

Sa për informacion, prej 1 shkurtit 2022 kemi paguar rreth 3 milion euro borxhe dhe 3.3 mil euro të tjera, të cilat tani detyrueshëm po na merren nga buxheti komunal. E në total mbi 6.3 milion euro pagesa të borxheve po realizohen vetëm këtë vit.

Riad Rashiti, drejtor

You Might Also Like