Gjilan

Stanqiq – Bellanoc, kufiri që (s’) po hapet

Ka më shumë se një dekadë që është paralajmëruar hapja e një pike të re kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, ajo që do të quhej pika kufitare Stanqiq – Bellanoc, gjë e cila nuk po ndodh. Kosova, gjegjësisht Gjilani kaherë kishte asfaltuar rrugën deri në kufi, gjë të cilën e kishte stërzgjatur pjesa maqedonase. U desh edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve, u ndërtua vendkalimi kufitar i përbashkët, u paralajmëruan data për hapjen zyrtare, gjë e cila nuk ndodhi.

Kështu, tashti është paralajmëruar një datë e re, në vitin 2020. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në përmbyllje të vitit të kaluar kalanderik, ka thënë se një ndër aktivitetet e para që do të ndodh në Vitin e Ri është pikërisht hapja e pikës kufitare Stanqiq – Bellanoc e cila do t’a lidhte Gjilanin me Kumanovën.

Sic ka theksuar Lutfi Haziri, në fillim ta janarit besojmë shumë që do ta funskionalizojmë pikën kufitare Stanqiq – Bellanoc së bashku me komisionin shtetëror, i cili është duke u marrë me koordinimin e dy qeverive, të Kosovës dhe të Maqedonisë në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave. Gjilani është sponsor i realizmit të këtij programi dhe pas një dekade punë po e mbërrijmë një qëllim./kryelajmi.com/.

You Might Also Like