Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti I cili po qendron në Zvicër ka zhvilluar mbrëmë një takim me rreth 25 afaristet nga Vitia dhe Gjilani të cilët veprojnë në Zvicër, konkretisht në kantonin e Bazelit.
Në këtë takim kryetari Haliti i njoftoj ata me mundësitë për investime në këtë komunë duke potencuar se Vitia ka potenciale të mira për zhvillim ekonomik dhe atë në sektor të ndryshëm.
E sipas kryetarit Haliti, afaristet janë interesuar të përkrahin disa projekte në këtë komunë.Aziz Zuka