Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes deklaroi:
“Ata që e kanë deleguar Visar Kastratin le të përgjigjen. Nuk është në rregull të anulohen tri penallti për vendësin. Na vjen keq për Gjilanin, por nuk mund ta mbajmë ne në këtë formë. Tri penallti nuk janë akorduar për Llapin dhe gjithçka ka shkuar në dëmin tonë. Këtë fitore ta marrë Visar Kastrati e jo Gjilani. Humbja është pjesë e futbollit, por jo t’ua humbësh në këtë formë djersën lojtarëve. Nëse nuk kanë qenë penallti, do ta lë krejt futbollin. Sot Kastrati ka qenë me direktiva”, ka thënë Batatina, i cili vazhdoi me akuza në drejtim të gjyqtarit Kastrati.
“E dinë shumë mirë që Visari nuk është dashur të delegohet për këtë ndeshje, ne do të vazhdojmë tutje, por me këtë arbitrim, nuk ecet tutje. Penalltia është penallti. Humbja është pjesë e lojës, por penalltitë të mos akordohen, nuk e di se çfarë duhet të ndryshoj ndonjë trajner. Ai ka ardhur me qëllime të caktuara. Urime Visarit për tre pikët. Nuk e di cili është problemi i tij me Llapin, pasi sikur të akordoheshin penalltitë do të ishte gjithçka në favorin tonë. Na ka dëmtuar rëndë Visari”, ka thënë Batatina.