Gjilan, 18 shtator 2024
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilani, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me staf sot me datën 18.09.2024 ka mbajtur një takim pune me z. Rasim Selmani Ushtrues detyre Drejtor i Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit me stafin e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe shqyrtimi i çështjeve të rëndësishme me interes reciprok për këto dy institucione duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionet e tjera.