Komunikacion

Tejkalim i shpejtësisë

                                                                                                                                      

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 22.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tetë (98) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like