Gjilan

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Ymer Muhaxheri

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Ymer Muhaxheri
Me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së LDK-së në Pesë, prof. Ymer Muhaxheri, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Muhaxheri.
E nderuara familjes Muhaxheri,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të jashtëzakonshëm, ikonës së LDK-së në Pejë, prof. Ymer Muhaxheri.
Profa, siç e thërrisnim të gjithë, ka qenë sinonim i intelektualit të mirëfilltë e i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare. Ishte shembull e udhërrëfyes për ne.
Ai nuk u tremb kurrë as në një kohë të pakohë e as në kohën e turbullirave të mëdha pas luftës, duke qenë modeli më i mirë i njeriut që punon për të mirën e përgjithshme deri në frymën e fundit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhaxheri, shokëve miqve e bashkëveprimtarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Gjilan, 2 nëntor 2022
Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

You Might Also Like