Libri

TREGTARËT E AT’DHEUT

Elinda MARKU

TREGTARËT E AT’DHEUT

Bash perballë meje tallen
Tregtarët e Atë-Dheut.
Ata të dehurit me gjakun
E atyre që duhet t’i kishin vellezër.
E më thonë gjithë ironi: Naive!
E më thonë gjithë kërcenim: Pusho!
E më thonë gjithë urrejtje: Vdis!
Më gjuajnë…!
Bash përballë meje tallen vrasësit
Para klithmave të vëllezërve që duhet
Të ishin edhe të tyre.
Kalojnë shpërfillshëm, na shkelin,
Se u dukemi të padukshëm,
Se u dukemi “turma e asgjë me tepër”.
Bash përballe meje tallen pushtat,
Pushtat që tepruan nga pushteti i pushtshëm
E më gjuajnë me urrejtje,
E më gjuajnë me orët e tyre të fundit.
Më thërrasin gjithëfarë emrash që kishin e kanë.
Plasin që s’më bëjnë si veten.
Edhe pse duhet t’i kisha vëllezër,
Edhe pse duhet të më kishin motër.
Bash përballë meje tallen me lirinë time
Që nuk ma dhanë, që nuk ma japin.
Nëse s’ua marr prej duarsh
Nëse s’ua marr prej dhëmbësh.
Këta antikrishtë, këta demonianë
Këta zemërgurë,
Që s’e paskan gjë vellanë,
Që s’paska shekull t’i zbusë!!!
Bash përballë meje tallen e me fyejnë,
Që unë t’a qaj para tyre të shkuarën
Dhe, në vend të asaj që me kërkojnë,
U shpall paqen, paqen që s’e meritojnë.
Bash përballe meje, në Kishen e Bostonit
I luten Zotit për shpirtin e shpirtqenit.
Ligjëruesit të Teqes, një ditë para se te vdiste
I dhurojnë teserën e partisë komuniste!
Bash përballë meje i shikoj,
Se si po cof brenda tyre bisha.
Gjak në vend të lotëve rrjedh e shkuara,
Duke na tepruar disa komunista.

( 11 Nentor 2008 )

 

You Might Also Like