Gjilan

Tridhjetë e pesë praktikantë përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

Gjilan, 10.01.2018 – Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala, ka pritur në një takim praktikantët të cilët kanë përfunduar praktikën njëvjeçare.

Shala ka falënderuar të gjithë praktikantët për angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe, njëherët duke ju uruar sukseset më të mëdha në sistemin e drejtësisë.

Gjatë kësaj periudhe praktikantët kanë punuar nga tre muaj në të gjitha departamentet, duke mësuar punën praktike në gjykatë.

Ndryshe nga 15 janari 2018, do të fillojnë praktikën një vjeçare 35 kandidatët e rinjë.

You Might Also Like