Përkundër të Komuna e Gjilanit i privoi qytetarët që ta nderojnë figurën e Presidentit Rugova duke e hequr nga kalendari i “Flakës së Janarit” Akademinë Përkujtimore, në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim, sot bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët, bëmë homazhe te varri i tij, vizituam familjen Rugova, promovuam librin “Rugova prijësi intelektual”, ndërkaq do të mbahet edhe koncert homazh nga maestro Zhani Ciko, në Viti.
Ibrahim Rugova, si lideri më i madh i shqiptarëve, shkaktoi procese e realizoi ëndrra. Pasuria më e madhe që ia la këtij vendi është Republika dhe Lidhja Demokratike e e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!