Teatër

U dha premiera e shfaqjes “Im atë e donte Adolfin”

Një shfaqje që prek problemin e mprehtë kombëtar, kjo është temë bosht e shfaqjes “Im atë e donte Adolfin”, e cila është dhënë premierë në Teatrin e Gjilanit. Shfaqja ishte sipas  tekstit të dramatizuar nga romani i Mehmet Krajës, në regji të Ilir Bokshit e ku kanë luajtur aktorët e Teatrit të Gjilanit, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Avni Shkodra, Ali Demi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa – Baftiu, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Milot Sadiku, Gramos Kërqeli dhe Bashkim Nexhipi, kurse kostumografia ishte e Desë Krajës dhe skenografia e Bekim Korçës.

Ngjarja zhvillohet nëpër kohë të turbullta nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, kurse e tërë kjo paraqitet nëpërmjet fatit të dy kryepersonazheve, të cilët edhe janë të ndikuar nga politika botërore, kurse shfaqja preku edhe aktualitetin e tashëm.

Kjo shfaqje ishte e mbushur me përplot gjallëri, pati gjetje shumë të mira skenografike, kurse edhe loja e aktorëve ishte shumë e mirë dhe është pëlqyer nga publiku, që edhe kësaj radhe e kishte mbushur sallën e teatrit.

Ndryshe, vite më parë këtë tekst të Krajës e kishte luajtur edhe trupa e Teatrit të Prizrenit, por gjilanasit patën një paraqitje krejt ndryshe nga versioni i mëhershëm.

heta

hitlet

You Might Also Like