Organizuar nga Organizata Joqeveritare “Gruaja hyjnore” këtë të premte është mbajtur “Mbrëmje poetike” me poetet gjilanase.
Fillimisht Arjeta Maka, drejtuese e OJQ-së, ka thënë se do të bëhet tradicionale një mbrëmje e tillë dhe se do të bëhet gjithashtu traditë që Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” t’i dhurohet një sasi e librave.
Këtë mbrëmje e ka përshëndetur edhe Shpresë Hajdari, në emër të Bibliotekës, kurse me nga një poezi janë paraqitur poetet e mirënjohura gjilanase: Safete Rexhepi, Nazmije Hasani, Minivere Muja Maka, Selvete Abdullahu, Sadbere Gagica Hyseni, Alketa Spahiu, Alisa Bekteshi, Kaltrina Berisha, Arlinda Daku, Selvije Kadriu, Lavdie Shkodra, Jana Sermaxhaj, Anila Daky dhe mysafir Xhemajl Hajdini.
Ky aktivitet kulturor është organizuar në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Fan S Noli” dhe D. K. R. S Gjilan.
Në fund Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” iu dhuruan 30 libra. /kryelajmi.com/.