Avdush Canaj
ULQINI
Ulqini si rubini.
Syulliri.
Ju them drejt,
Zemër shalqiri
Krejt,
Krejt,
Krejt!
S’ka si ai
As në përralla!
Pulëbardhat ia puthin
Çdo ditë
Të kaltërat qepalla!
Me barkën e yjeve
I sjell mrekullitë!
Çdo verë
Një pëllëmbë e ca
Më rrit!
Më rrit!