Futboll

Valon Zymberi e Arsim Thaqi flasin për objektivat e FC Drita

𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 është gati dhe kompakte, stinori i ri me objektivin e njëjtë
Një ditë para ndeshjes së parë të stinorit pranveror 𝐊𝐅 𝐓𝐫𝐞𝐩𝐜̧𝐚 ❜𝟖𝟗 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀, klubi ynë ka mbajtur konferencë për media ku u parqitën Drejtori Sportiv, Valon Zymberi dhe kryetrajneri, Arsim Thaqi.
Në konferencë u diskutua për fazën përgatitore, pritshmëritë dhe synimet e klubit në stinorin e ri pranveror.
Fillimisht, Drejtori Sportiv, Valon Zymberi njoftoi për përgatitjet dhe formën e skuadrës, për çka theksoi se DRITA është gati me të gjitha kapacitetet për gjysmë edicionin e ri.
“Ne si klub jemi munduar t’i bëjmë të gjitha përgatitjet që ky stinor të na gjejë në formën më të mirë të mundshme. Ambiciet e klubit tashmë dihen dhe për këtë ne si klub jemi munduar që ky stinor i ri të na gjejë sa më të përgatitur. Tashmë e dini se kemi freskuar shtabin teknik me në krye Arsim Thaqin, me të cilët bashkë kemi bërë përgatitjet dhe jemi munduar që të përforcojmë pikat në të cilat kishim nevojë t’i rifreskojmë. Kemi kryer dy minifaza ku gjithcka shkoi mirë dhe fatmirësisht nuk kemi pasur lëndime. Jemi në gjendjen më të mirë të mundshme dhe gati për stinorin e ri, I cili pritet të jetë i rivalizuar dhe shumë i nxehtë”, theksoi Zymberi.
Për fazën përgatitore, stinorin e ri dhe ndeshjen e nesërme foli trajneri ynë, Arsim Thaqi.
“Faza përgatitore shkoi jashtëzakonisht mirë ku pasqyrë e gjithë asaj ishin edhe ndeshjet miqësore që i zhvilluam para ndeshjes së nesërme zyrtare. Për këtë shpresojmë që gjithë angazhimin tonë në përgatitje ta kthejmë në rezultate pozitive. Në këtë drejtim kemi marrë të gjitha masat dhe presim asgjë tjetër përvec rezultateve. I njoh shumicën e lojtarëve të cilët kanë cilësinë e mjaftueshme për ta arritur objektivin e klubit dhe ne kemi punu që aty ku ka nevojë të ndërhyjmë dhe përmirësojmë lojën tonë. Falënderoj futbollistët që ju kanë përgjigj detyrave të mia, filozofisë time të lojës gjatë fazës përgatitore dhe shpresoj që puna dhe angazhimi i tyre të shpërblehet me fitore nesër, e cila kishte me qenë motiv edhe për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë trajneri Thaqi.
Trajneri Arsim Thaqi foli edhe për ambiciet e klubit dhe angazhimin e tij në krye të shtabit teknik të DRITËS.
“Ambiciet dihen që klubi të vazhdojë në pozitën që është dhe ideja është të vazhdojmë me punë që ta mbajmë primatin deri në fund. Për çdo trajner është privilegj dhe përgjegjësi të jesh pjesë e DRITËS, sepse dihen ambieciet e klubit dhe jemi bashkarisht të angazhuar në çdo aspekt që ta kurorzojmë me titullin kampion. DRITA e ka dëshmuar veten edhe në arenën ndërkombëtare, prandaj i kemi të gjitha edhe mbështetjen e klubit, nuk na mungon asgjë dhe na mbetet vetëm të japim maksimumin në fushë që t’i gëzohemi suksesit dhe arritjes së objektivit te klubit, qytetit dhe tifozëve”, deklaroi kryetrajneri Thaqi.
Ndeshja e xhiros së 19-të, 𝐊𝐅 𝐓𝐫𝐞𝐩𝐜̧𝐚 ❜𝟖𝟗 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillohet nesër e dielë, ora 13:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

You Might Also Like