Futboll

Vazhdon forma fantastike e Dritës

Drita që nuk di për humbje, ka zhvilluar ndeshjen e stinorit në Podujevë, ku është përballur me Llapin e trimëruar me rezultatet e fundit.

Në një atmosferë të zjarrtë, Drita është përballur edhe me thashethemet e parandeshjes, kinse për kurdisje rezultati, gjë të cilën ekipi gjilanas e ka mohuar në mënyrë kategorike.

Futbollistët e Llapit mirë e kanë nisur ndeshjen dhe që në minutën e shtatë ka realizuar nëpërmjet Mirlind Dakut, i cili ka shënuar nga një pozitë e dyshimtë.

Me gjithë golin e pranuar, ekipi i Dritës nuk është ndalë dhe me ngulm ka kërkuar barazimin, gjë të cilën e ka arritur në minutën 39 nëpërmjet Kastriot Rexhës, i cili ka shënuar përtokë në këndin e poshtëm të portës vendase. Më herët ka qenë mbrojtësi vendas Dardan Jashari që ka gabuar në afërsi të portës.

Vendasit janë turrur në sulm për të shënuar, derisa Drita e ka bazuar lojën e saj nëpërmjet kundërsulmeve. Në një të tillë, Xh. Shabani ka shpërthyer nga e djathta dhe kur është future në brendi në anën e kundërt e ka shërbyer Kastriot Rexhën, i cili ka shënuar nga afërsia. Goli i pranuar ka ngjallë adhuruesit e Llapit, të cilët kanë hedhur gjësende në fushë dhe ndeshja është ndëprerë. Tetë minuta më pas, në minutën 70, sërish ka shënuar Kastriot Rexha për rezultatin 1:3 dhe sërish është ndërprerë ndeshja dhe pas një gjysmë ore ndërprerje, tribunat janë zbrazur.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Llapi nuk ka mundur të bëjë asgjë më tepër, kështu që Drita ia ka dalë që të shënojë fitoren e rdhës, duke ruajtur dallimin prej tri pikësh në krahasim me Prishtinën, e cila poashtu ka shënuar fitore duke e mundur Vllazninë në Gjilan.

Në ndeshjen e radhës Drita në Gjilan e pret Feroniklin, derisa Llapi do të udhëtojë në Pejë për të luajtur me Besën.

You Might Also Like