Futboll

Vllaznia e Pozharanit bënë historinë

Dy xhiro para përfundimit të kampionatit të sivjem në Ligën e parë të Kosovës Vllaznia e Pozharanit ka regjistruar fitorën e radhës para simpatizuesve të saj duke e mposhtur me rezeultat bindës KEK-un e Kastriotit me rezultat 3:0 me golat që shënuan veteran Premton Muja, Shaaban Sulejmanit dhe tashmë realizaatorit të parë të skuadrës Lirian Feeratit dhe me këtë fitore tashmë edhe matematikisht pozharanasit janë renditur në pozitn e tretë në tabelë duke e ffituar të drejtën që në ballafaqim në barazhe me njërën nga skuadrat e supërligës Drita ose Ferizajin apo Lirinë e Prizrenit të provoj forcat që të kaloj në Supërligën e Kosovës.

Kështu Vllaznia e cila gjatë tërë kampionatit të sivjem në Ligën e parë, tregoi një formë të mirë tashmë ka radhën që të shkruaj historinë e saj 44 vjeqare me “shkronja të arta” duke u renditur ne vendin e tretë në tabelë dhe dy xhiro para fundit të kampionatit të ketë të drejtë që në barazh të provoj forcat që të jetë pjesë edhe e supërligës së Kosovës.

“Qyteza e Pozheranit së bashku me skuadrën e saj të Ligës së Parë Vllaznia, shumë shpejt ka rastin që të shkruan historikun e saj duke u inkuadruar në Vala Superligën e Kosovës në futboll” shprehet Sallah Sherifi,kryetrajner I Vllaznisë I cli tashë e tre vjet si kryetrajner I Vllaznisë ka berë punë të madhe duke u angazhuar me të gjitha forcat dhe mjeshtrinë e tij të profesionit të trajnerit që Vllaznija të jetë aty ku

është pra të këtë rezultate inkurajuese vecmas në kampionatin që është në përfundim e sipër.

Ndërkaq Besim Halimi, kryetar I Vllaznisë shprehet se “Edhe pse tani e 44 vite më herët ishte formuar ky klub, gjatë historikut të saj e përcjellën shumë batica e zbatica por kësaj radhe KF Vllaznia është shumë pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll.

Për trajnerin e Vllaznisë së Pozharanit, Sallah Sherifi një ëndërr të tillë janë duke e parë të gjithë në klubin e Vllaznisë.

“Lirisht mund të them se jemi një skuadër shumë e kompletuar në të gjitha elementet, së pari në mesin tonë kemi një kryesi shembullore e cila në çdo moment është duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e klubit, ndërsa në mesin e futbollistëve kemi futbollist mjaft cilësor dhe me shumë të drejt aspiratat tona po shtohen çdo ditë e më tepër, shpresoj se së bashku me kryesinë dhe futbollistët gjerë në sekondat e fundit nuk do të dorëzohemi”, shprehet Sallah Sherifi.

Ai me këtë rast pos që falenderon Bordin drejtues të këtij klubi të cilët sic shprehet ai ka investuar para dhe angazhim ka falenderuar edhe të gjithë lojtarët që kanë mbrojtur ngjyrat e skuadrës e dduke kërkuar falje që nuk mund të permend të gjithë me emra se janë shumë I nuk la pa thënë fjalë shumë të mira vecmas për lojtarët si Premton Muja, Jasir Bajrami, Leonard Kallaba, Shaban Suleman,Mensur Livoreka, Ejup Bruti, Ardian Mustafa,Betim syla,Elbaasan Jakupi,Lirian Ferati ,/realizator I spikatur/Arlind Hoxha,Shurdhaani, V.Pira, Ar.Terziu, f.Alidema . Miftari, dhe të tjerë. “Me ndihmën e kryesisë e cila po bën një punë shumë

profesionale dhe fondin e futbollistëve që posedojmë gjasat janë shumë reale të shkruajmë historinë me Vllazninë, do të ishte diçka spektakulare që pas 44 vitesh stadiumi “Ibrahim Kurteshi” të bëhet arenë e futbollit tw elitws nw Kosovw, ndërsa i madhe e i vogël në qytezën e Pozharanit mendojnë në këto momente për Vllazninë do të ishte festë që do të mbahej gjatë në mendjen e qytetarëve të Pozharanit”.

Trajneri Sherifi një meritë të veçantë ua dedikon tifo klubit të Vllaznisë “Tigrat” të cilët janë futbollisti i 12-të i Vllaznisë. Ai nuk la pa permend edhe meritat që ka edhe qendërmbrojtësi I skuadrës Uran Ramadani ” Pato” I cili sic dihet nuk mund të ndihmonë shokët e tij as në ndëshjën e barazhit sepse para dy javësh në ndeshjën e zhvilluar në Pozharan me Ballkanin ditë më parë në duel më portjerin e Ballkanit, pësoi lendim të rëndë kur u konstatua se theu këmbën e majtë.I deshirojm shërim të shpejt Uranit që sa më shpejtë të kthehet në fushën e gjelbërt.”

“Tifozët tanë “Tigrat” po dëshmojnë se kanë kulturë sportive ata në çdo hap na përcjellin ata janë forca jonë, ndërsa kam thirrje të veçantë për të gjithë qytetarët e Pozharanit që në këto momente të na përkrahin për të bërë ëndrrën e kahmotshme realitet”, ka thënë Sallah Sherifi.

You Might Also Like