Ana Luisa Pinto, zyrtare e lartë e USAID-it amerikan, zyra qendrore në Uashington, në vazhdën e vizitave që po i bënë projekteve të realizuara nga USAID-i në Kosovë, ka qëndruar edhe në Pozharan. Ajo e shoqëruar edhe nga Drejtori i Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore Brian Kemple, është pritur aty nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, me që rast kanë vizituar E-Kioskun e vendosur në Pozharan lokalitet ky më I madhi në komunën e Vitisë por edhe ndër më të mëdhat në Kosovë ku graavitojnë rreth 15 fshatraa të komunës së Vitisë. Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë. Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar
me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Aziz Zuka