Futboll

𝐌𝐮𝐬𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐇𝐚𝐥𝐢𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐣𝐧ë 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳ë𝐭 𝐧ë 𝐞𝐯𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐅𝐊 & 𝐀𝐥𝐛𝐢 𝐌𝐚𝐥𝐥

photo by: @Shpend Ahmeti

Besar Musolli dhe Armend Halili janë futur nga hyrja kryesore e qendrës “Albi Mall” për të parakaluar nga “Porta e spektaklit” në të cilën është vendosur fanella e klubit me firmat e gjithë futbollistëve dhe më pas kanë bërë shpërndarjen e trikove për fituesit e lojës shpërblyese.

Tifozët me fat që patën mundësi të merrnin fanellat e firmosura nga protagonistët ishin Valon Selishta dhe Nazmi Veseli.

Eventi i organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me “Albi Mall” është bërë në vigjilje të hapjes së stinorit pranveror në kampionatin elitar, derisa ka afruar edhe më shumë klubet me tifozët.

Figurat e futbollistëve, si dhe fanella zyrtare, e cila është e shoqëruar me historikun e klubit do të qëndrojnë të vendosura në këtë qendër tregtare dhe janë në dispozicion të tifozëve për të krijuar imazhe kujtimi.

Sport Club Gjilani do të jetë në vazhdimësi afër tifozëve, ashtu siç qëndrojnë ata besnik afër nesh në çdo moment.

You Might Also Like