Gjilan, 13 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 6 – 12 janar 2025, ka pranuar gjithsej pesëdhjetetetë (58) kallëzime penale.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- njëzet (20) aktakuza, ndaj njëzetekatër (24) personave,
- njëzetekatër (24) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- tridhjetë (30) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
- pesë (5) ankesa,
- pesë (5) persona të ndaluar,
- tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetegjashtë (36) persona.