LAJME

Lutfi Haziri pritet të jetë i vetmi deputet i LDK-së nga Gjilani

 

Numërimi i votave për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë po shkon drejt fundit dhe deri më tashti janë procesuar 80% të votave të kandidatëve.

Në bazë të rezultateve të gjertanishme pritet që Gjilani të përfaqësohet me më pak deputetë në Kuvendin e Kosovës.

LDK, dikur subjekti më i madh në Gjilan, pritet që Kuvendit të Kosovës t’i jap vetëm një deputet nga Gjilani dhe ky sërish do të jetë Lutfi Haziri, i cili deri më tashti ka grumbulluar 19,168 vota.

Ndryshe, LDK pritet të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 20 deputetë e deri më tashti 20-shja më e votuar është Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj, Shkëmb Manaj, Paris Guri dhe Jeta Statovci. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like