Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur të Radio Gjilanit, Nexhmedin Ymeri.
Nexhmedini do të kujtohet gjatë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe të informimit në komunën tonë. Zëri i tij në Radio Gjilan do t’u mungojë të gjithë qytetarëve tanë.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve, kolegëve gazetarë dhe të gjithë atyre që e njohën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!



